Arres me burg ka vendosur Gjykata dy zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe përmbaruesi të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurove.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj nuk u paraqit në seancë, pasi sipas avokatëve të ai ka shfaqur probleme kardiake në izolim, dhe më pas është transportuar në spital. Në seancë kanë qenë të pranishëm vetëm drejtori i personelit në Ministrinë e Financave, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.