Ish-ministri i Drejtësisë ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” ku ka folur në lidhje me çështjen e Incenereatorëve.

Ai ka ngritur akuza se hetimet e SPAK janë të intimiduar dhe, sipas tij po bëhet një drejtësi popullore is në vitet 90.

“Sikur të ishte vetëm hakmarrje e Ilir Metës do ishte më e thjeshtë, por në hapësirat e drejtësisë gjejmë deklarata politike. Interesi i drejtësisë në çështjen e Inceneratorëve duhet të kishte nisur me hetimin e personave që e bëjnë këtë biznes. Dhe duke mos e bërë këtë, për t’i bërë qefin partisë apo edhe votuesve kapin dhe fusin njerëz brenda dhe kjo është drejtësia popullore. Pushteti në vitet 90 bënte këtë drejtësi, kapte njerëz, i tregonte me gisht që të kënaqej publiku.

Po cila është e vërteta e Inceneratorëve? Kjo nuk dihet. Nuk është hetuar fenomeni, procesi apo çfarë ka ndodhur po thjesht janë hapur proceset e hetimit  dhe janë marrë masa ekstreme ndaj disa njerëzve. Arresti me burg është një masë ekstreme kur një person është i rrezikshëm, është terrorist, ose kur ka rrezik për shkatërrimin e provave. Kjo bëhet kur ke prova jo kështu kot. SPAK nuk e ka goditur këtë fenomen, por e përdor për të krijuar idenë që këto hetime po kryhen.”- tha Manjani.