Dëshmia dhe një letër sekrete e killerit të penduar Luftar Reçi që tronditi krimin dhe detyroi grupin e Shullazit të urdhëronte helmimin në burg, emra dhe plane

SPAK ka dërguar para gjykatës Gentian Goskovën dhe dhe Ervis Kosovës pasi kanë tentuar të bindnin përmes parave dhe më pas të helmonin në burg të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin, pas dëshmisë ndaj Emiljano Shullazit.

Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës 270 mijë euro atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit, në këmbim të 100 mijë eurove.

Me rrëfimet e tij Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi. Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Po çfarë rrëfeu më konretisht Luftar Reçi që tronditi botën e krimit në Shqipëri, duke detyruar figura të krimit të urdhëronin helmimin e tij?

Marrëveshja që bëra me Lul Berishën, për të vrarë hasmit tanë!
“…në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e qujatur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Vend ku është kisha një kazino timen.

Kazinoja ndodhej në një bodrum të një pallati të ndërtuar nga një ndërtues Kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit.Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin.

Gjatë takimit Luli me ofroi një marëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim të kësaj do vriste hasmin tim.

Ata më thanë se Klodian Saliu e kishin kundërshtar dhe kishin frikë së bashkë me grupin e tij, mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe për kontrabandën dhe trafiqet e drogës që bënin në portin e Durrësit, pasi e shihnin si rival.

Sipas Plarent Dervishaj, një polic i portit i kishte thënë Lentit që një natë Klodi me dy persona të tjerë, i kanë pritur tek shtëpia e Lulit për tju vrarë.

Sipas Lentit, polici ishte i pirë tapë në momentin që I kishte thënë këtë muhabet.

Pasi ramë dakord që të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja dhe qëndroja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë kush ishte Klodian Saliu si dhe të mësoja lëvizjet e tij.

Kur shkoja në Durrës, çdo ditë fillimist takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studjoja lëvizjet dhe vendet kur rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, të moshës 19 vjeç, i cili e njihte Klodin si fytyrë.

Nëpër Durrës, lëviznin me një makinë tip Benz 250, tip i vjetër me ngjyrë hiri, me targa nga Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaut.

Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodian Saliu.

Mbaj mend për shembull se shkonim diku tek Vollga pasi dyshonim se aty kishte një lokal Klodi.

Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë.

E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, kun a tha një natë Indriti në telefon se më duket se ishte atje.

U futëm në lokal, u ulëm në një tavolinë dhe ai djali që ishte me mua pa se nuk ndodhej aty. Kemi kontrolluar në disa lagje të Durrësit ku dyshohej se rrinte Klodiani…

Bëmë prova se si do qëllonim Saliun, një person afër Klodit na informoi për lëvizjet.

…unë, Lenti dhe Indriti filluam që të bëjmë prova për mënyrën se si do të realizonim vrasjen e Klodian Saliut.

Vendosëm që vrasja të realizohej gjatë kohës që Klodi të shkonte të takonte një person në Tiranë.

Një javë rresht kemi pritur që të kalojë dhe në vendoseshim tek një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë. Ndërsa personi që e thërisnim “Çeçoja”, e linim tek kryqëzimi i rrugës.

Detyra e Çeços ishte që të mbante në vëzhgim automjetin e Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë.

Luli sapo mori vesh se X person, do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit dhe u sigurua që do të bëhej vrasja, iku në Turqi, me qëllim që të mos dyshohej.

Një natë para se të vritej Klodi, unë kam fjetur në Durrës tek shtëpia e J.. dhe morëm një makinë tip BMË x5, me ngjyrë të zezë të cilës i ishte vendosur një targë italiane.

Me vete kishim armë zjarri dhe më konkretisht unë kisha një pistoletë të markës Bereta marinsash të vitit 2002 me 15 fishekë.

Lenti kishte një automatik të tipit Skorpions dhe dy karikatorë rezervë, kurse Indriti kishte një pistoletë me 15 fishekë e kromuar që ishte e Lulit dhe një pistoletë tjetër me mulli me 6 fishekë.

Në momentin që u errësua ne jemi parkuar tek i njëjti karburant siç e përshkrova pak mësipër.

Kurse “Çeçoja” tek kryqëzimi.

Gjithashtu Lenti dhe Indriti kishin me ngjyrë gri, kur Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacionin nga X person, njeri pranë grupit të Klodit se ai lëvizte me një automjet tip

Mercedes 300 me ngjyrë të vjetër, me targat e Durrësit.

Nuk e mbaj mend orën e saktë por pasi kishim rreth 40 deri në 50 minuta që prisnim “Çeçoja” telefonoi Indritin dhe i tha se Klodi, ishte futur në autostradë dhe se në makinë ishin future dy veta. Çeçoja, i tha Indritit se Klodi po drejtonte makinën.

Indriti i tha pasagjerit: Nëse do të shpëtosh mbyll gojën!

Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë.

Unë isha shofer, Indriti ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti ishte ulur në sediljen e pasme mbrapa Indritit, pasi kaloi Benzi në fjalë, unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje të makinës ku ishte Klodi.

E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera.

Diku mes Vorës dhe Durrësit, I jemi afruar dhe jemi vendosur parallel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMË, kanë qëlluar më armë në drejtim të Klodit, Indrit me pistoletë dhe Lenti me Skorpions.

Dua të theksoj se që në momentin që u vumë në ndjekje të makinës së Klodit, kemi mbajtur xhamat e makinës të hapura.

Kemi ecur parallel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës Lenti dhe Indriti gjuanin me armë në drejtim të makinës së Klodit.

Më pas automjeti që drejtonte Klodi është shmangur nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Pasi makina e Klodit përfundoi në kanal, Indriti bërtiti me të madhe “…O Lal mbaje, mbaje…”. Hapa krahun dhe nga BMË që drejtoja unë ka zbritur Indriti dhe I është afruar Benzit të Klodit dhe e ka goditur, Klodin tre herë me pistoletë me mulli.

Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën…

“Vrasja e Maksim Lalës është urdhëruar nga Ymer Lala. Oferta më është bërë mua nga Ymeri. Kishte një vit që ma kishte bërë ofertën: Aman më mbaro punë, më mbaro punë, do të ndihmoj.

Bëhej fjalë për ndihmë reciproke, pra për këmbim.

Maksi i kishte deklaruar edhe familjes së vet, edhe shoqërisë së vet, që Ymer Lala do që të më vrasë. Madje i kishte lënë amanet familjes së vet, që mua nëse me ndodh diçka, me ndodh nga Ymer Lala.

Pse? Sepse sipas Ymerit, babait i Maksit, i kishte futur në burg babanë në kohën e komunizmit dhe se tani kishte ardhur koha për hakmarrje.

Por, në bisedat që kam pasur me Maksin, pasi Maksi ishte afruar tek ne, nuk ishte kjo arsyeja. Kur Ymeri ishte person në kërkim, Maksi ishte ushtar i Ymerit. Maksi i dinte shumë gjëra. Maksi ishte rritur dhe kishte filluar të flasë…

Maks Lala është vraë në 9 maj 2005. Kufoma është gjetur e djegur me benzinë. Këtë muhabet e di e gjithë Dibra.

Ka ardhur momenti për të thënë të vërtetën sepse u lodha. Pasi e kam njoftuar unë me mesazh ‘se mbaroi puna nga Puçi’, në nesërmen kam shkuar dhe e kam takuar tek lokali i vet ‘Olimpiku’ në Tiranë. Aty ndodhej edhe vëllai i vet Fatbardhi. Pasi i kam treguar, pasi ai e dinte se e kisha bërë unë, pasi kisha interesin që edhe ai të mbaronte punën time (për të vrarë hasmin e tij), aq i gëzuar ishte saqë thërriste ‘o babuq, o babuq’, dhe përqafonte vëllain.

Faktet? Po. Ka ardhur në Burrel pas katër viteve, dy herë, Ka ardhur edhe këtu vjet. Dy herë ka ardhur në Peqin. Kam kontaktuar me të vazhdimisht.

Për takimet në burg shënohen gjërat. Kam edhe prova të tjera. Unë i kam dërguar shumë letra Ymerit.

Në shumë letra i kam kërkuar llogari: Kujt ia kam borxh këtë burg? Filani a u vra për ty? Pse nuk përgjigjesh.

Një herë me jepte 1 milionë lekë. 7 muaj mbyllte telefonin. Duhej t’i lutesha dy muaj që të më mbushte telefonin. Një muaj që të më jepte 300 mijë lekë. Ta verifikojë prokuroria përmes telefonit. Para 3 javësh i kam dërguar mesazh në 1 të natës. Kam komunikuar ditë e natë me të, me SMS.

Unë për vetë nuk i kam nxjerrë asnjë pikë gjak Maks Lalës. (e ka vrarë Puçi). Ka një javë që i kam dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, që pas kaq kohësh dua të them të vërtetën.

Nuk kam marrë përgjigje akoma. I kam thënë se do të vë në dijeni edhe ambasadorin amerikan.

Unë kam rrëfyer shumë gjëra, që po të këtë drejtësi, duhet me u hap një burg i ri në Shqipëri”

Letra sekrete drejtuar Erjon Llapushit 

Që të dalim në temë. Para 1 muaji më erdhi një letër nga një person. Në letër më shkruante, meqë unë njoh dhe kam miq në rangje të larta të Policisë së Tiranës, me bënte këtë ofertë siç do ta shpjegoj. 

Edhe pse disa kanë vdekur nga emrat që do të shkruaj më poshtë, në letër më shkruan se, Agron, Ardian, Fejzulla, Enver, Grion, Ardit, Lorenc Çapja, plus kunatin Behar Shehu. Ushtarët Gentjan dhe Saimir Baku, Erjon Kume, Erjon Llapushi, Bledar Muça, Astrit Sinani, Arben Jaçe, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. 

Më ka shkruar për shumë krime gjasme të bërë nga këta emra. Si psh: 2006, plagosjen e Fadil Memës. Në 2006, vrarë kunati i Fadil Memës. Po në 2006, në Don Bosko, vrarë çuni i dajës së Fadil Memës, Dritan Shema. Në 2009, vitet vëllai i kunatit të Dritan Shemës, Roland Rexhepi, i quajtur Doda. Në vitin 2011, vritet vëllai i Roland Rexhepit, Ilir Rexhepi. Në vitin 2012, vritet shoku i Dritan Shemës, Gentjan Beqiri dhe Nezir Beqiri. 6 vraje pasi u vra Koli. Më shkrua se organizatorët janë vëllezërit Çapja si këto që janë gjallë dhe të vdekurit. 

Më shkruan se ekzekutorët e Ardian Ibrahimit, Dirtan Shemës dhe Roland Rexhepit janë Behar Shehu, Gentjan Baku, Marjus Tafa dhe Armand Llaka. Më shkruan se pasi ushtarët bënin vrasjet, pagesat i bënte kunati i Çapjave, Behar Shehu. Disa nga vrasësit me pagesë i ka gjetur Gentjan Baku. Që Marjus Tafa dhe Armand Llaka janë komshinjtë e Saimir dhe Gentjan Bakut. 

Më shkruan se në 2006, Erjon Llapushi nga Pogradeci ka qenë person në kërkim dhe është fshehur tek Saimir dhe Gentjan Baku pasi i ka çuna tezesh. Dhe që ti ke marrë pjesë në vrasjen e Ardian Ibrahimit dhe Dirtan Shemës. 

Më shkruan se në vitin 2011 është kapur me dy pistoleta me seleciator Astrit Sinani nga Fieri, banues në Tiranë. Dhe ka bërë dy javë burg se ishte miku i Çapjave. Dhe pasi u lirua ai, është vrarë Ilir Rexhepi, Gentjan Beqiri dhe Nezit Beqiri. Më shkruan se janë njerëz të PD-së, që kanë fjetur tek Hotel Univers Arben Imami dhe të tjerë. Dhe shumë gjera që do të më lodhin po t’i shkruaj…. 

Tani me të drejtë lind pyetje; Po kujt po i bëhet vonë se çfarë shkruan x? Zotëria legen që më ka dërguar letrën do që unë ta ndihmoj t’i gjej ndonjë oficer të lartë policie, që të marra në pyetje me të mirë ose më presion dy djemtë që janë në burgje, Armand Llakën dhe Marjus Tafën. Që t’u ofrojnë status të penduari, sigurim jete atyre dhe familjarëve. Sepse sipas këtij që më ka sjellë letrën, Marjusi dhe Armand Llaka dinë shumë gjëra në detaje. Pra që të dëshmojnë për ngjarje të tjera që t’i marrin në qafë Çapjat me shtet. Kjo është e gjitha. Më ka shkruar se Çapjat janë pa pushtet se janë të PD-së. Dhe tani është koha me i zhduk fare sa të jetë PS-ja në pushtet.

Nëse ke miqësi akoma me ndonjërin nga ata të fisit Çapja lajmëroi, vëri në dijeni se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Personi që mua më ka dërguar letrën mendon se unë kam njohje me koka të mëdha të policisë. Kanë parë e dëgjuar se më kanë ardhur në takim lloji-lloji drejtorësh dhe SHKB dhe mendojnë se unë i kam miq. Nuk e dinë ata se perse më vinin në takim. Atë e di unë dhe Zoti i Madh.

Letrën që ma ka dërguar e kam këtu. Është shkruar me stilolaps të kuq. Nëse ju duhet letra, do ta nxjerrë. Të verifikohet shkrimi a është i personit X apo jam legen dhe gënjej unë. Për ta verifikuar është kollaj. Pasi të mësoni emrin e personit, krijohet mundësia që ai të shkruajë një letër të thjeshtë që të bjerë në dorën tuaj. Është me 4-5 klasë shkollë.

Kaq kisha pak a shumë lidhur me Çapjat. Nëse ke lidhje me to, lajmëroi se çfarë po përpiqen të bëjnë hasmit e tyre. Duna t’i sulmojnë me shtet dhe me burgje. Për t’i sqaruar gjërat më mirë do të ishte t’më vije në takim ti me ndonjë të afërt tjetër të besuar të Çapjave, por me kusht që të mos kishte mbiemrin Çapja se bëhet bujë e madhe dhe dalim zbuluar.

Personi që më ka sjellë letrën më ka shkruar që a kam ndonjë mik që është shef komisariati apo policie, shef rendi në Pogradec. Më pyet nëse unë kam ndonjë mik të rëndësishëm në Pogradec (polici), që pasi të vitet Erjon Llapushi, a ka mundësi miku jot që të mos e gjurmojë vrasësin dhe të bëjë sikur po e gjurmon me polici. Dhe më ka shkruar shumë premtime. Pret përgjigje nga unë. Unë të kam vëlla…. Nëse do të mësosh më shumë gjëra, hajde më tako. Por, duhet me marrë një letër sikur më ke kushëri. Në telefon nuk bën asnjë muhabet me hap apo me diskutu. Prandaj nëse do të flasim ndonjëherë në telefon, asgjë lidhur me këto gjëra. Pra, siç e shikon ata kanë gjetur vrasës ndaj teje, por duan t’i kenë rrugët e hapura që të largohet vrasësi dhe të mos kapet. Kurrë mos ndodhtë ndaj teje kjo.

Erjon Llapushi në këto faqe letre po të shkruar si burrat ca fjalë e halle që kam. Jam në vitin 11 të burgut. Ekonomia është çelësi i çdo gjëje. 11 vjet të lodhin. Edhe 4 vjet më bie që të bëj. Mua më ke respektuar dhe unë të kam shok e mik. Ti mendo si të duash vetëm se po të betohem në Zot, e shpirtin dhe gjakun e vëllait, se për asgjë s’të gënjej.

Erjon, po ke mundësi, po të duash, mi ndihmo fëmijët me 1 milion e 300 mijë lekë. Fëmijët u bënë vite që i kam mbyllur në një shtëpi me qira në… Kanë 6 muaj pa paguar qiranë. Erjon nëse ke mundësi dhe ndërmend për t’i ndihmuar fëmijët e mi, ndihmoi menjëherë. Merr këtë numër në telefon… Bëma këtë nder dhe shiko se çfarë bëj unë për ty dhe pse jam këtu ku jam. Ose të paktën sa të kesh mundësi 700-800 mijë po munde jepi”./prapaskena