Ka dështuar sërish përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin dhe grupin e tij në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se shkak është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Etleva Dedës, e cila prej disa kohësh ndodhet në spital pas problemeve shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 janar në orën 08:30.
Kujtojmë se Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusi dhe Indrit Taullau pritej të përballeshin me Luftar Reçin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.
I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi u kërkua për të dëshmuar në procesin gjyqësor, kundër tyre. Reçi është dëshmitari kryesor i prokurorisë që ka pranuar për të treguar prapaskenat (sipas versionit të tij) për vrasjet në shkurt të vitit 2005. Ai zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005 si dhe implikimin ish-bandës së Durrësit.