Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri në Ancona, Itali.

Algjeriani Melloul Fatah, 27 vjeç është autori i arrestuar. Kur është marrë në pyetje ai ka deklaruar se nuk e ka kuptuar se e kishte vrarë 23-vjeçarin shqiptar, një punëtor i kantierit detar, në portin e Ankonës, ku jetonte në Piano, me vëllain e tij 18-vjeçar që ishte dëshmitar i vdekjes së tij.

Algjeriani që është punëtor në një kompani zjarrfikëse thotë se shtizën e ka marrë nga makina që drejtonte, një Opel Astra e zezë e regjistruar te babai i të fejuarës së tij.

E mora të mbrohesha. Ata ishin 3 persona, 23-vjeçari që humbi jetën, vëllai i tij dhe shoku i tyre shofer. Ata më sulmuan me shqelma dhe grushta në shpinë dhe kokë. Në përleshje, plagosja për vdekje ishte tërësisht aksidentale.

Pas kësaj algjeriani është futur sërish në makinën e tij dhe ka shkuar për të peshkuar në Falconara, me të njëjtën pushkë peshkimi.

Autopsia e trupit të 23-vjeçarit shqiptar është caktuar për nesër.