Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të Kurbinit.
Mësohet nga burime për mediat se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti teksa me armë ka qëlluar një anëtar i PD dhe më pas është larguar.
Ndër të tjera theksohet se takimi u mbajt në qendër të zonës, ku u qëllua me armë zjarri në ajër.
Nuk ka të dhëna për identitetin e personave të përfshirë në konflikt. Nga të shtënat me armë nuk ka asnjë person të lënduar.
Policia ende nuk ka sjellë një njoftim zyrtar për ngjarjen.