Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Tiranë.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se 2 shtetasit që janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe dy të tjerët që janë proceduar penalisht kanë dhunuar mjeken dhe kanë thyer dyer dhe dritre të një spitali.
Njoftohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme tek invektivi.
Igli Spahija dhe K. S., 50 vjeç kanë pasur vëllain të shtruar në infektiv, i cili ka qenë i prekur me COVID-19, por veç saj ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Mbrëmjen e djeshme viktima ka pësuar atak kardiak ku dhe ka humbur jetën.
Pas kësaj ngjarje shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, së bashku me 3 personat e tjerë që janë proceduar penalisht kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me policin privat të infektivit që qëndronte jashtë spitalit dhe më pas me mjekë e infermier.
Këta të fundit ata i kanë akuzuar se nuk kanë përdorur mjekimet e duhura për viktimën.
Mësohet se shtetasit që konfliktuan mjekët dhe infermierët ndodheshin nën efektin e alkoolit.
Njoftim policie:
Goditën për shkak të detyrës një mjeke, dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë.
Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet procedurale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se disa shtetas kishin goditur për shkak të detyrës një mjeke dhe kishin dëmtuar ambientet e spitalit ku ajo punonte, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta nga shërbimet e Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 41 vjeç dhe B. B., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: K. S., 50 vjeç (me precedent të mëparshëm penal), E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.
Këta shtetas, rreth orës 02:00 të ditës së sotme, në ambientet e një spitali shtetëror, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një mjeke të këtij spitali, me pretendimin për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre, që mjekohej në këtë spital, si dhe kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e këtij institucioni.
Gjithashtu, këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë që shkuan në vendin e ngjarjes, menjëherë pas marrjes së njoftimit për këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Goditje për shkak detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.