Qyteti i Lushnjës është tronditur mëngjesin e sotëm nga ngjarja e rëndë që ndodhur në fshatin Garunjas.
30-vjeçari, Romeo Hasalla, ka mbetur i vrarë pas një konflikti për pronën. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur babai i tij 65-vjeçar, Shuaip Hsalla dhe dy vëllezërit e viktimës, Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, të dy nga 31 vjeç.
Ndërkohë policia ka njoftur se si autorë të dyshuar janë dy vëllezërit e tjerë, Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën.
Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.