Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, në aksin Milot-Mamurras. Bëhet e ditur se një taksi, e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt.

Në mjet thuhet se po udhëtonte viktima me vajzën e saj dhe 2 mbesat dhe drejtuesi i taksisë.

Fatkeqësisht ka humbur jetën gruaja pasagjere, ndërsa vajza dhe fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit i ka dërguar ata për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.