Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur pak më parë në Bulqizë, ku një furgon me nxënës është përplasur.

Mësohet se furgoni transportonte nxënës nga shkolla profesionale e minierës, të cilët ishin duke shkuar në minierën e këtij qyteti për praktikë. Drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe duke u aksidentuar, teksa disa prej nxënësve kanë mbetur të plagosur dhe 5 prej tyre janë në spital.

Megjithatë, mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq pritet një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të këtij aksidenti.