Ka dalë në dritë dosja hetimore për Rozeta dhe Havier Dobin. ‘Nënë e bir vodhën shtëpinë e Alda Klosit dhe tregojnë me detaje itinerarin dhe mënyrën sesi i morën paratë.
‘Pastruesja Rozeta tregon se paratë i mori bashkë me kasafortën që kishte zyrtarja e lartë në shtëpi dhe më pas i futi me gjithë florinjtë në një çantë shkolle ADIDAS.
‘Për tu larguar ajo mori të birin, Havierin dhe u larguan drejt Astirit.
‘E para që mësoi vjedhjen ishte vajza e Klosit, Simona. ‘Adoleshentja është kthyer në shtëpi dhe pasi ka parë shkallmimin e dollapit dhe dyert e hapura, ka telefonuar nënën.
‘Ajo nuk ndodhej në SHBA por te zyrat e AMF.
‘Nga ana tjetër, në dëshminë e saj, zyrtarja tregon se paratë ishin të nuses së xhaxhait që ia kishte lënë për të kompletuar shtëpinë.
‘Asnjë informacion në këtë dosje për paratë e tjera që u gjetën te tubi i aspirimit, apo për florinjtë. ‘Ku i gjeti zyrtarja tërë këto bizhuteri me vlerë?