Artan Muharremi i njohur si Luli është një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje. Mediat spanjolle shkruajnë se ‘Luli’ është pjesë e grupit që akuzohet për vrasjen e një personi, ngjarje e ndodhur më 13 korrik të vitit 2022.
Deri më tani, në pranga janë tre persona, dy të nacionalitetit serb dhe një me kombësi shqiptare.
Garda Civile tashmë ka shpallur në kërkim të katërtin person që lidhet me vrasjen, ngjarje në të cilën u plagos dhe një tjetër person që mbeti i paralizuar përgjithmonë.
Artan Muharremit (Luli) është 36 vjeç, por nuk dihet se ku ndohet aktualisht. Ai ka dhe dokumentet suedeze dhe dyshohet se qarkullon me lehtësi me to, duke iu shmangur kërshtu arrestimit. Mediat spanjolle shtojnë gjithashtu ky individ po përdor dokumente false nga vende si Republika Çeke apo Sllovenia.