Faruk Fatih Ozer, 28-vjeç u arrestua një ditë më parë në një vilë luksoze në Drimadhes pasi ishte prej kohësh në kërkim.

Në momentin e arrestimit të tij, në të njëjtin ambient ndodheshin dhe 5 persona të tjerë, ku katër prej tyre 2 djem dhe dy vajza, nuk janë arrestuar,.

Megjithatë shtetasit të cilët ndodheshin nën shoqërinë e bosit turk të kriptomonedhave nuk ka patur elementë që i implikonin, kjo ka qenë dhe arsyeja e mos shoqërimit të tyre.

28-vjeçari turk u kap në një banesë në Himarë. Ai kërkohej nga Turqia për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Gjykata e Lartë e Stambollit ka lëshuar urdhër arresti në vitin 2021 ndaj Ozer. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Aksioni për kapjen e bosit turk u zhvillua nga Policia e Elbasanit, FAST Albania dhe Policia e Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.