Detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me përdhunimin e një 11-vjeçareje disa muaj më parë në Prishtinë.

Autoritetet kosovare kanë njoftuar ditën e sotme se 8 persona të tjerë janë vënë nën akuzë, se kanë kryer marrëdhënie me të miturën. Përveç 5 përdhunuesve të parë, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri, 27-vjeçari Ekrem Rexhepi, vëllai i tij i mitur G.Rexhepi dhe dy të miturit Xh.S. e G.J, të cilët që prej muajit qershor të këtij viti abuzuan me të miturën, tashmë rezulton se dhe 8 persona të tjerë kanë kryer marrëdhënie me të.

Rasti u zbulua në muajin gusht të këtij viti, pasi e mitura u raportua e zhdukur nga nëna e saj, ndërsa u zbulua se ajo ishte rrëmbyer në park nga 5 persona dhe ishte përdhunuar për 7 orë resht. Megjithatë kjo nuk ishte hera e parë që kjo ndodhte, pasi ajo ishte abuzuar për disa muaj me radhë. 

Njoftimi i policisë:

Aktakuzë ndaj tetë personave lidhur me rastin e muajit qershor 2022 të së miturës

Prishtinë, 21 dhjetor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së.