Detaje tronditëse kanë dalë nga aksidenti fatal që u shënua mbrëmjen e djeshme në ‘Rrugën e Arbrit’, ku humbën jetën 3 familjarë dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë. Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ngjyrë i bardhë me të cilën po udhëtonin Kujtim Istrefi, Murat Istrefi, Lulzime Istrefi dhe Ferize Istrefi është përplasur nga makina me targa angleze ku ndodheshin Mërgim Lazri dhe Edison Lazri.
Përplasja ka qenë shumë e fortë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara nga makina me targa angleze, duke bërë që përreth 100 metra të tërheqë zvarrë makinën ku ndodhej familja Istrefi. Makina u nda më dysh duke shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme të tre anëtarëve të familjes.
Të tre viktimat janë nga fshati Maqellarë i Dibrës. Pak para se të ndodhte përplasja fatale ata ishin duke udhëtuar nga fshati Gjoricë bnë hyre të rrugës. Ndërsa mjeti me targa angleze po udhëtonte nga Maqellara në drejtim të Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara. Përplasja mes dy mjeteve shkaktoi vdekjen e mënjehershme të Kujtim Istrefit, Murat Istrefiit dhe Lulzime Istrefit. Ndërsa dy anëtarët e tjera Ferize Istrefi dhe Kadrie Markeçi ndodhen në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.