Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë, ku  shtetasit Edmond Gosa dhe Sali Rexha humbën jetën.

Mësohet se dy viktimat janë takuar për t’u sqaruar në lidhje me një konflikt të mëparshëm, por se duket se diçka e tillë nuk është arritur dhe situata ka përfunduar me të dy protagonistët të vdekur, njëri nga plagët e shkaktuara nga armë e ftohtë e tipit thikë dhe tjetri nga plagët e marra nga arma e tipit pistoletë.

Nga ana tjetër, dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha, ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen.