Është përfshirë sot nga flakët në qytetin e Durrësit makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit, Bujar Nishani.
Sipas policisë, më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Ilir Nishani, 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.