Detaje të reja janë zbarhdur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, një 39-vjeçar u mor peng dhe u hdunua nga disa perosna.

Gentian Omeri, u paraqit mbrëmjen e 18 janarit në Spitalin e Sarandës me dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit si dhe thyerje të njërit gisht.

Ai deklaroi se u mor peng nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur.

Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë.