Detaje të reja janë zbardhur për Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u ezkutua pasditen e sotme në Balldre të Lezhës.

Mësohet se viktima jetonte  banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa sipas banorëve të zonës, ai nuk njihej si person problematik, dhe se angazhohej me blegtori.

42-vjeçari u qëllua me armë sapo doli nga një market i zonës, ndërsa ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë ka jetuar në Londër, ashtu si shumë familjarë të tij, pas nisjes së hasmërisë me fisin Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldre, nga ku viktima sapo kishte dalë.