Dy avokatët e Arben Ahmetajt kanë dhënë ditëne  sotme një deklaratë të shkurtër për mediat pas përfundmit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve bashkë me SPAK.

Duke përdorur deri diku një gjuhë arrogante, avokatët janë treguar të prerë në ato që kanë thënë, teksa e kanë theksuar se tashmë ka nisur një betejë ligjore mes ish-ministrit dhe drejtësisë.

Nga ana tjetër avokatët nuk kanë lëshuar pe as për gazetarët që i kanë pyetur për arratisjen e Ahmetajt.

Ata i kanë gërkuar llogari gazetarëve se çfarë kuptojnë me fjalën arratisje.

“Çdo më thënë arratisje? Se nuk e kuptoj? Jemi në dy avokatët e tij prandaj nuk ndodhet. Nuk kam informacion nuk dua ta ndaj me ju. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Është e drejta e tij nëse do të vijë? Nuk kam thënë taman që nuk gjen drejtësi në SPAK. Në mbajtëm një qëndrim të kundërt tek ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe të prokurorisë. Ne nuk vërejtëm kurrkund asnjë rresht që të justifikonte të interpretonte nevoja se pse prokuroria ka nevojë të bëjë kontroll të banesës. Të bësh kontroll në banesë do të thotë përdhosësh një deputet të Kuvendit. të kënaqësh epshet. Jemi kundër arrestit të një deputeti për më tepër me atë materie që ka sjellë SPAK.’- tha Ligori.”