Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu, foli në lidhje me hetimet e vdekjes së të riut Lear Kurtit në ambientet e komisariatit të Policisë dhe rritjen e përdoruesve të lëndëve narkotike.
Për përdoruesit e drogës, eksperti sqaroi se numri i tyre ka pësuar rënie në moshë, ndërsa “të rregullt” janë bërë edhe punonjësit e administratës.

“Vdekja e Lear Kurtit tashmë ka kaluar në heshtje. Institucionet ranë në kundërshti me njëra tjetrën me deklaratat e tyre ndërsa tashmë po presim analizat nëse në trupin e Learit ka pasur vërtet lëndë narkotike. Ekspertiza duhet të kishte dale”, u shpreh Karamuço.

Në lidhje me përdorimin e lëndëve narkotike, eksperti tregoi se mosha e përdoruesve të rregullt është ulur në 12-vjeç i kanabisit, ndërsa për drograt e rënda është mosha 16-vjeç.

Karamuço tregoi më tej se përdorues të rregullt ka edhe në administratë, dhe sidomos në jug të vendit.

Në sondazhet që kemi marrë përveç shkollave, janë edhe administrata e institucioneve shtetërore që janë prekur nga përdorimi i drogës.Nga të dhënat drejtues të organeve vendore sidomos të zonave të jugut, janë përdorues droge. Testin e drogës nuk duhet ta bëjnë vetëm policët por edhe vendimmarrësit. Sepse e para ka të bëjë me reputacionin, e dyta ka të bëjë me vendimmarrjen, ai nuk e di se çfarë firmos.

Ne nuk e denoncojmë sepse përdorimi nuk dënohet, por cënohet në pikëpamjen morale, reputacionin e shtetit, autoritetin shtetëror. Nuk duhet bërë “gjueti shtrigash”, testimi është gjëja kryesore. Sinjalet janë se disa prej tyre janë përdorues”, është shprehur Karamuço.