
Sali Berisha vazhdoi me sulmet ndaj Lulzim Bashës, të cilin e quajti peng të Edi Ramës.
Nga Shkodra, ish-kryeministri tha se PD i humbi zgjedhjet, por nuk arriti të dokumentojë dhe ta ngrejë këtë problem te ndërkombëtarët.
Berisha e akuzoi Lulzim Bashën si tradhtar, që lufton vetëm për karrigen e tij.
“Kryetari harroi votën tuaj, harroi votën e qytetarëve dhe filloi të merrej me karrigen e tij. Më vend që të merrej me votën e qytetarëve, merrej me votën e tij.
Edi Rama na mori votën, pengu i tij na tradhtoi. Kapitulloi. Nuk mbrojti votën.”, tha Berisha.
Ish-kryeministri doli kundër nismës së PD për të ngritur Komision Hetimor, për atë që Basha e quan “masakra e 25 prillit”.
“Tani del e thotë se po krijoj një komision hetimor. Për çfarë? Ti duhet të shkoje në OSBE, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian. Tani që ke filluar negociatat me të, po i bën furqe. Ky problem është fund e krye tradhti ndaj shqiptarëve”, tha Berisha./Gazeta SHQIP