Moti do të jetë kthjellime në pjesën e parë të ditës, vranësira mesatare deri te dendura në mbrëmje.
Temperaturat minimale do të luhaten 2 – 10 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 7 -9°C në veri , 15-17°C në zonën e ulet dhe bregdet.
Era do të jete me drejtim Veri – Perendim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forces 3 ballë në det të hapur.
Kosova
Republika e Kosovës do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat në orët e para të ditës do të sjellin në vend mbizotërim të motit të kthjellët. Ndërsa gjatë mesditës dhe në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.
Maqedonia e Veriut
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pothuajse gjithë rajonin e Ballkanit do të sjellin edhe në MV dominim të kthjellimeve gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin. Por në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshjeve të shiut PARAQITET Europa Qendrore. Ndërsa Jugu i kontinentit pritet të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.