Rrëfimi i shqiptarit Selamet Mehmetaj për biznesin e tij të drogës në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ndërsa nuk kanë shpëtuar as mediat greke.
Gazeta Protothema në artikullin e saj shkruan se në qendrën e zhurmshme të qytetit Wood Green, 28-vjeçari shqiptar shpjegon se si furnizon me drogë të gjithë Mbretërinë e Bashkuar çdo muaj dhe “rekruton” ata që i shesin.
Nëse dikush guxon ta tradhtojë ose është i paaftë ndaj tij, atëherë ai do të ketë fatin e një klienti të tij që nuk e ka paguar në kohë. “Djalli shqiptar” i ka prerë dy gishtat dhe pasi ka marrë paratë i ka prerë njërën këmbë.
Vlen të theksohet se, pas zbulimit të gazetës “Daily Mail”, Instagrami hoqi faqen e Selametit. Mirëpo, ndërsa faqja e tij në Instagram funksiononte normalisht, gazetarët e “Daily Mail”, të paraqitur si klientë të mundshëm, i nxorrën gjithë të “palarat”. Selameti i takoi pranë shtëpisë së tij në Palmers Green.
Shqiptari nuk hezitoi të fliste për jetën e tij luksoze: drejton një Mercedes-Benz CLA AMG, 50 mijë paund, një Audi RS7 – me targa false – dhe një makinë garash “Formula 3”. Ai qesh, duke përshkruar se si policët nuk mundën të gjenin se ku kishte fshehur kokainë, kanabis dhe plumba kur bastisën banesën e tij, sepse nuk gjetën dhomën e saktë.
Me origjinë nga qyteti shqiptar i Tropojës, një qytet me 50,000 banorë në veri, 250 km nga Tirana, nga ky qytet vjen edhe Sali Berisha, i cili u shpall non-grata nga SHBA.
Ndonëse faqja e tij në Instagram, e titulluar “Gjak Shqipez” (që do të thotë gjak shqiptari) është fshirë, faqet e tjera të tij jo kanabis mbeten aktive. Selamet pranoi se biznesi i tij lulëzoi gjatë bllokimit sepse të gjithë ishin në shtëpi.