Një ditë më parë, këngëtarja e njohur Elsa Lila është liruar nga burgu. Ajo ishte arrestuar më datën16 mars në Itali me akuzën për përfshirjen në një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogës.

Lajmi për lirimin e saj është publikuar nga vetë daja i saj avokati, Saimir Visha, teksa shfaqen të dy së bashku duke drekuar. Ai është shprehur se kanë rënë te gjitha akuzat e ngritura ndaj saj dhe se Lila është e pafajshme.

Ndërkohë lidhur me lirimin e këngëtares ka reaguar gazetari i njohur, Milaim Zeka, i cili që nga dita e parë e arrestimit ka dalë në mbrojtje të Lilës.

 “Si do ta mertypin mutin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?! Ajo eshte liruar nga arresti, dhe çdo dyshim dhe akuze ka rene ne zorren e trashe te nje pjese te pismiletit shqipetar, qe behen hetues, prokuror e gjykates.Elsa, te gjithe njerezit e mire kemi besuar ne pafajesin tende”, shkruan Zeka.