Dan Hutra terrorizoi kryeqytetin ditën e djeshme me krimet e rënda, ku i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera.

Pas arrestimit, Hutra deklaroi se të gjitha krimet ishin për hakmarrje dhe se i kishte planifikuar të gjitha në burg.

Por si doli Hutra nga burgu?

Vrasësi fitoi lirinë dy javë më parë pasi përfundoi dënimin për akuzën e dhunës në familje. 

 Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Gert Hoxha, 40-vjeçari u dënua me 1.6 muaj burg, por përfitoi ulje me një të tretën për shkak se ndaj tij u aplikua gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me një vit burg. Ai la ambientet e qelisë më 16 shkurt të këtij viti.

Referuar vendimit të gjykatës, autori i vrasjes së tre grave i kërkoi trupit gjykues që të jepte dënim minimal dhe të merrte parasysh që ai së shpejti do të bëhej babai i një fëmije nga bashkëjetesa që kishte me Elenën.

Po kështu një tjetër rrethanë lehtësuese që paraqiti në gjykatë përmes avokatit të tij mbrojtës është edhe fakti që bashkëjetuesja dhe familjarët e saj hoqën dorë nga denoncimi për dhunën. Një tjetër argument që u pranua ishte edhe fakti që Hutra ka pretenduar se është personi i vetëm që duhet të kujdesej për nënën e tij të moshuar që herë pas herë ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Gjatë kësaj kohe 40-vjeçari kërkoi ndryshimin e masës nga arresti në burg në detyrim paraqitje, por kjo kërkesë u rrefuzua nga të dyja shkallët e gjykimit. Në përfundim të dënimit gjyqtari urdhëroi lirimin e Hurtës nga qelia në 16 shkurt të këtij viti pas përfundimit të dënimit.