Një furgon i mbushur me drogë dhe një skaf janë sekuestruar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Pyllin e Poros.

Mjetet janë gjetur mes pishave. Deri më tani nuk bëhet me dije sasia e drogës që është gjetur në furgon.

Paraprakisht raportohet se mjetet do të përdoreshin për të transportuar drogë në Itali. Operacioni është në vijim dhe pritet që informacioni të përditësohen me grumbullimin e të dhënave nga terreni.