Pedagogët janë mbledhur ditën e sotme sërish para universitetit politeknik, duke vazhduar protestën e tyre për rritje pagash.

Ata kanë paralajmëruar dhe përshkallëzim, teksa njoftojnë se ditën e mërkurë në orën 16:00, para Politeknikut, do të hyjnë në grevë urie pa afat. Ata i kanë lënë afat qeverisë dy ditë për të plotësuar kërkesat e tyre.

“I lëmë kohë qeverisë deri të mërkurën për të gjetur zgjidhje. Në të kundërt të gjithë të mërkurën të jemi këtu në orën 16:00 për solidarizim ndaj të gjithë atyre që kanë marrë përsipër këtë akt sakrifice”- deklaruan ata.