Dy të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi, kanë mohur të kenë lidhje me makinën e gjetur në rrugën “Emin Matraxhiu” në Elbasan si dhe armët e gjetura.

Ata kanë kërkuar vetëm avokat dhe nuk kanë folur për asgjë tjetër.

Në makinë u gjetën 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen një krimi në këtë qytet, që tashmë janë vënë nën sekuestron e policisë, shkruan ora news.

Makina luksoze ku u gjetën armët, rezulton të jetë vjedhur dy javë më parë në Shkodër.

Makina ishte bërë gati për atentatin ndaj Elton Kilës alias “Otit” dhe Talo Çelës.