Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kosova me gazetaren Leonita Bajrami, për “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, deklaroi se autori i vrasjes së gruas shtatzanë në oborrin e maternitetit në Kosovë vijon të mbetet i lirë.
Ndërkohë ajo ka deklaruar se rrezikohet edhe familja e viktimës nga 31-vjeçari, dhe se Policia tashmë ka rrethuar banesën e familjarëve.
“Kanë filluar hetimet për punonjësit e policisë, pasi kanë qenë në dijeni për problemet mes çiftit.
Sot pritej të lindtte, dhe ajo është vrarë në oborrin e spitalit, aty edhe ku ndodhet sigurimi i maternitetit.
Edhe familja e viktimës është në rrezik sepse burri i saj e di se ku banojnë, pavarësisht se policia ndodhet aty dhe ka rrethuar banesën”, deklaroi Bajrami për “Zona Zero”.