Momente tensioni në parlament pasi deputetët e opozitës nuk lejohet të flasin.

Nënkryetarja e parlamentit Ermonela Felaj që po drejtonte seancën i ka dhënë fjalën ministres Elisa Spiropali, por deputetët e opozitës kanë kundërshtuar duke kërkuar fjalën.

Felaj tha se do i japë fjalën sa herë të duan ministrave dhe sa kohë të duan. Kjo gjë ka sjellë reagime nga karriget e deputetëve të PD, të cilët kanë filluar t’i bien tavolinave. Megjithatë asgjë s’ka ndryshuar në qëndrimin e Felajt.