Një qytetar i Tiranës ka alarmuar uniformat blu ditën e sotme. Ai ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë duke pretenduar se i rrezikohej jeta. Në telefonatë, qytetari specifikoi se ishte në një seancë gjyqësore në gjykatë dhe se sipas tij, në përfundim të procesit, sapo të dilte do i rrezikohej jeta.
“Kërkoj ndihmë pasi të dal nga seanca se më rrezikohet jeta“, citohet të ketë thënë qytetari.
Mësohet se, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka telefonuar qytetarin, i cili tashmë ka fikur celularin. Ndërsa para gjykatës nuk është raportuar asnjë shenjë që mund të provojë,dyshimet që erdhën nga telefonata e pazakontë dhe e papritur të qytetarit.