Miohamed Alabbar, biznesmeni i cili ka fituar të drejtën për ndërtimin e projektit të rëndësishëm të Portit të Durrësit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story”.

Grida Duma: Ju keni projekte që në mënyrë të veçantë i quani projekte të stilit të jetesës. Nga vjen modestia juaj.

Mohamed Alabbar: Nga nëna ime është një grua tepër speciale, ti je me fat ke një familje të mirë e të shëndetshme, ke reputacion dhe emër të mirë mendoj se duhet të jem modest se është një dhuratë sepse e përzgjedh zoti kujt do i japë çfarë.

Grida Duma: Si ndiheni ndërkombëtarisht për emrin që keni?

Mohamed Alabbar:Nuk ndjej asgjë speciale, të jem i sinqerttë sepse jam gjithmonë i zhytur në mendime, çfarë duhet të bëj në një vend aq të bukurpunojnë njerëz të mirë për mua dhe mendoj a po punoj mirë apo drejtë, a është mirë nëna ime, ajo është në spital prej dy muajsh dhe mora vesh që sot do e nxjerrin. Gjëra të tilla mendoj, jam gjithmonë i fiksuar me ‘si mudn të përmirësohemi’. Jma me fat që bëj këtë punë në jetën time

Grida Duma: Është fakt që të gjithë ëndërrojnë të jenë miliarder në ditët e sotme, si mund ta arrijë atë stil jetese një person?

Mohamed Alabbar: Është në natyrën njerëzore që njeriu të grumbullojë para, nëse në mungon entuziazmi për të fituar para e të jetuar e pasuruar është një mënyrë indirekte për ta bërë këtë. Ne jemi aq të mënçur sa të fillojmë me dëshirat e pasi të sigurojmë familjet tona është momenti të bëjmë gjëra madhështore në jetë sepse qëllimin e kemi arritur. Në të njëjtën kohë duhen bërë biznese që janë financiarisht të qëndrueshme, e kam kaluar fazën për të bërë gjërat siç duhet.