Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës pasditen e sotme.
Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se një ndër ambiciet e qeverisë është që në Korçë të ndërtohet poli i skive, duke kthyer qytetin juglindor në një destinacion turistik të nivelit të lartë.
Rama shtoi se ka përfunduar dhe projekti për ndërtimi ne aeroportit sportiv, teksa pritet që të lidhet vetëm kontrata.
“Ambicia fundore është të ndërtojmë edhe polin e skive që Korça të behet një destinacion turistik i nivelit të lartë. Aeroportin sportiv e kemi premtuar, projekti ka mbaruar tani lidhet kontrata. Por destinacioni i skive është i rëndësishëm për të sjellë këtu shumë turistë dhe vizitorë që do të argëtohen dhe do të shpenzojnë shumë dhe kështu do të rriten të ardhurat e Korçës si në zonat në Evropë ku ka ski. Nuk jemi më në kohën që të krahasohemi me ata tjetër. Ne nuk jemi në garë fare me ata të tjerët, jemi në garë me kohën për ta ngritur Shqipërinë në majën që meriton, për ta bërë Shqipërinë e 2030-ës kampione e Ballkanit në turizëm.”, tha Rama.