Nënkomisarja nga Elbasani, Anisa Kostani, ka lëshuar ditën e djeshme një lumë kërcënimesh ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.
Për këtë Policia e Shtetit ka nisur hetimet. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka konfirmuar për mediat se ka nisur një hetim të thelluar administrativ ndaj nënkomisares.
Kostani u shpreh dje publikisht në rrjetet sociale se gazetarët do përfundojnë nën rrotat e makinave si qen kështu siç e kanë nisur, teksa i quajti të degjeneruar dhe që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.
Ndër të tjera, konfirmohet se Kostani ka qenë nën hetim për daljet në media me gjarprin e saj. Kostani ka fshirë nga rrjetet sociale edhe një foto kontraverse me një makinë ngjyrë vjollcë e cila mban targën “HOT”.