Alketa Hyseni ka rrëfyer se nuk kishte dijeni për të shkuarën kriminale të serial-killerit, i cili më 1 mars 2023 i ekzekutoi motrën dhe kunatën në banesë.
Sipas saj, Dan Hutra kishte sjelle të dhunshme, madje e rrahur në mes të Durrësit ndërsa një ditë e ka futur në dhomë duke e kërcënuar se do e digjte të gjallë.
Ajo tha se mori vendimin për tu larguar nga banesa pas dyshimeve të Dan Hutrës për atësinë e fëmijës.
Pjesë nga rrëfimi:
Si ike nga shtëpia?
Tentova të dal nga dera. Nuk më lanë që të iki të marr analizat. Nëna e tij s’më la. Mbasdite hypi lart të pijë kafe me një komshije dhe çfarë s’ka thënë.
Gjithë familja ime ishte e sharë nga ajo. “S’ka pasur nënë, s’kanë ditur ta edukojnë”. Unë ika nga pas shtëpisë pasi dëgjova fjalët. Nuk kam pasur telefon, shkova në Institut kam qarë vetëm dhe më pas më pa një komshie, më tha “po ti këtu?”. I thashë kur të shkosh në shtëpi thuaj mamit të mos bëhet merak sepse jam mirë.
U ktheva, shkova në shtëpi mbasi fola me të.
Filluan debatet dhe kërcënimet për shkak të fëmijës. I ka thënë motrës sime të ndjerë “Më bëj kafe”, ia ka bërë kafen dhe ka nxjerrë 10 mijë lekë e ka thënë babit “gocën ta kam lënë”. Është traditë dhe hoqëm unazat. Atë moment ndjeva sikur u lirova.
Kur fliste në gjuhën greke e dëgjoja që ishte një grua. Ishte shtrirë duke folur në telefon dhe po e dëgjoja, i tha shqip më pas “shpirt”. I thashë çfarë janë ato fjalë, më tha “s’janë gjë”.
Emrin për herë të parë ia kam dëgjuar atij, por edhe nëna e tij e dinte, Ata thoshin “e do për lekë”. Atë për lekë, kurse unë që t’i shërbeja.
E dije që ka ekzekutuar bashkëjetuesen?
Nuk e dija. Unë fola me kunatën e tij dhe kur e mori vesh më tha “të djeg me benzinë”. Më kapi për krahu dhe më dërgoi në dhomë tha “të djeg tani”. Motra e tij ndërhyri duke iu lutur se ka qenë duke më djegur.
Kur hodhi lekët tek kafja çfarë tha?
Vazhdoi të kërcënonte, babait i futi thonjtë në fyt.
Kërkonte lekët e shpenzimeve të drekës. Fillimisht tha janë 10 mln, pastaj tha 8 mln. Paratë janë kthyer nga kërcënimet e tij, 3300 euro.
Pse vjehrra nuk thotë që ai në qershor më ka rrahur në mes të Durrësit, sepse kështu i tekej atij. Pse nuk tregon se i kam prerë edhe thonjtë e këmbës asaj., Apo hajt të hedhim baltë mbi familje, s’kanë turp.
Kur bëre denoncimin aty e mësove?
Po aty mësova vrasjen dhe çdo gjë tjetër. I kam thënë për ADN-në e fëmijës, ta bëjë ku të dojë analizën, është i tiji.
Kam qenë që në fillim e gatshme, nuk ia ka mohuar askush të drejtën e fëmijës.
Nëse e mban fjalën, të varet aty, siç ka thënë. Janë trillime të tij që i krijon me mendjen e tij dhe i beson.