Ka folur sëfundmi për mediat mamaja e një prej vajzave, e cila kishte mbetur viktimë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në mbikalimin e Saukut.

Në një intervistë për mediat mamaja e Erisilda Abedinit është shprehur se lajmin e rëndë e ka mësuar nga një mike e saj, teksa të dyja së bashku kanë shkuar në morg për të identifikuar trupin e viktimës.

Pjesë nga biseda:

Si u përballe me lajmin tragjik, të njoftuan apo e mësove nga mediat? Duke qenë se isha në punë, unë aksidentin s’e kisha parë në media. Atë pasdite e mora vajzën në telefon, por s’arrita do të kontaktoja se nuk e hapi telefonin. Kur kam shkuar në shtëpi, shoh që nuk ishte vajza as në shtëpi. E mora sërish në telefon, por nuk mora përgjigje. Ndërkohë më telefonon shoqja ime, dhe më thotë: “Ku je? “Sa mbërrita shtëpi,- i thashë”. “Do vish me mua të shkojmë në një vend”, -më tha. Ok, i thashë, po çfarë halli ke?. “Flasim nga afër”- më tha…

Telefoni i vajzës dilte i hapur? Po, telefoni binte deri në orën 23:00 që e kam provuar, edhe kur unë isha para morgut. Jeni takuar me familjarët e djalit që shkaktoi aksidentin, dhe nëse po çfarë ju kanë thënë? Familjarët e 20-vjeçarit, (që ishte shoferi) nuk di kush janë dhe nga janë.

Çfarë marrëdhënieje kishit me vajzën, ju tregonte për gjithçka për shembull nëse ishte e dashuruar apo në një lidhje? Vajza nuk kishte shok, as lidhje. Ajo hapej me mua dhe ishim si shoqe.