Ditën e sotme tema e diskutimit të emisionit “Breaking” ne Topnews ishte Dosja e “Gërdecit”, dhe ngritja e akuzës për ish-ministrin Fatmir Mediu.
Gazetari i njohur Adriatik Doçi tha në emision se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte vegël e familjes Berisha.
Ai shtoi me tej se: “Në momentin e shpërthimit të gjithë morën në telefon Shkëlzen Berishën dhe jo ish-ministrin Fatmir Mediu”.
“Fatmir Mediu ishtë një vegël e familjes Berisha. Në momentin e shpërthimit të gjithë morën në telefon Shkëlzen Berishën është përdorur e njëjta metodë korrupsioni. Baxhanaku I Sali Berishës punonte në Gërdec, të gjithë elementë të çojnë te familja Berisha”, shtoi Doçi.