Prokuroria e Posaçme, SPAK mbyll hetimet për dy ish-anëtar e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe Fatos Lulo, duke i shpallur si të pandehur për fshehje të pasurisë.
“Fatos Lulo i akuzuar për veprën penale të “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave të personave të zgjedhur dhe nëpunësve pulbikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë, të parashikuar nga neni 257a/2 i Kodi Penal”, thuhet në njoftimn e SPAK.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj ish-kryetari të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Fatos Lulo ishte i para nga radhët e togave të zeza që iu nënshtruar vettingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij prej qindramijëra eurosh nuk mund të justifikohet me burime të ligjshme.
Lulo, 57 vjeç, ka një karrierë të gjatë si jurist, avokat dhe gjyqtar dhe një pasuri prej 92 milionë lekësh, nga të cilat 75 milionë i ka deklaruar se i ka bërë para periudhës që filloi punë.
Ndërsa Bashkim Dedja u shkarkua nga shkalla e dytë e vettingut. Në vlerësimin përfundimtar KPA gjeti se ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese kishte “në pronësi pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikojë ligjërisht dhe njëkohësisht nuk ka deklaruar plotësisht pasuritë në përdorim të tij. Për këtë arsye, nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë”.
Bashkim Dedja e kaloi fazën e parë të vetingut me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me mendimin në favor të kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe anëtarit të trupit gjykues, Roland Ilia. Ndërkohë relatorja e çështjes Xhensila Pine votoi kundër konfirmimit të tij në detyrë./ Gazeta Shqip