Erzen Breçani, truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha ka dhënë sot më shumë detaje, se çfarë ndodhi gjatë sulmit ndaj kreut të PD, në protestën e opozitës.
Breçani ka treguar se vetë Berisha dhe Ilir Meta i kanë kërkuar që i riu Gert Shehu të largohej nga turma që po e godiste dhe të dorëzohej të policia.
“Unë isha diku 10 ose 15 metra larg doktorit. Isha me dy ish oficerë të policisë. Marrin pjesë në çdo protestë. E dëgjova që u godit doktorin. Vrapoj dal nga mbrapa dhe e shoh që ishte në këmbë. E shoh që po e godisnin këtë personin. Ai ishte në tokë. Gjej momentin t’i falenderoj që m’u bindën. Ndaluan përdorimin e forcës dhe ma besuan mua. Unë e mora dhe e kalova në trotuar.
Nuk doja ta fusja prapë në turmë sepse ishin shumë të irrituar. Vetë doktori dhe Ilir Meta kanë kërkuar që të mos goditet. Unë kam punuar në policinë e shtetit 21 vite. Nuk i largohem. Sali Berisha kur e kemi nxjerrë nga turma. Bodyguardi duhet ta dorëzojmë në polici dhe të mos lejojmë që ta godasin. Është porosi e doktorit”, ka deklaruar ai për Euronews.