Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar sërish mbi çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Kim ka vijuar mesazhet inkurajuese ndaj institucioneve shqiptare të drejtësisë, ndërsa shton se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023 duke vlerësuar atë se çfarë është arritur gjatë vitit 2022.

“Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023”, shkruan Kim në Twitter.

Kujtojmë se ambasadorja Kim është në përfundim të mandatit në vendin tonë, teksa pritet të zëvendësohet nga drejtori i Zyrës për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelanick, i cili është një njohës i mirë i çështjeve ruse.