Një grup kriminal, i cili shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion është shkatërruar ditën e sotme në Greqi.
Sipas mediave greke, grupi i cili drejtohej nga një shqiptar, ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine.
Gjithçka zhvillohej në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës, ku 15 të reja me origjinë nga Brazili, Kolumbia, Venezuela dhe Maroku detyroheshin të punonin si prostituta. Anëtarët e rupit siguronin klientë nëpërmjet mediave sociale duke lënë dhe takimet për vajzat.
Ndërkohë që janë arrestuar 8 anëtarë të organizatës kriminale, nga të cilët 5 ishin të huaj dhe 3 shtetas grekë.
Në mënyrë të veçantë u arrestua një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, i paidentifikuar me emër, i cili ishte drejtuesi i grupit kriminal; e po ashtu tre persona të tjerë (40, 33 dhe 31 vjeç), të cilët ishin përgjegjës për transportin e vajzave.
Në pranga ka përfunduar edhe një 62-vjeçar në hotelin e të cilit kryheshin takimet seksuale me “klientët”.