Një tjetër ngarkesë droge është kapur ditën e sotme në Selanik.

Mësohet se një shqiptar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim është arrestuar, teksa droga është gjetur në një banesë. Sipas autoriteteve , ai rezulton i dënuar dy herë, një herë me 14 vjet dhemb pas  6 vjet si dhe 70 mijë euro gjobë për trafik klandestinësh.

Bashkë me të është arrestuar dhe një shqiptar 29-vjeçar, teksa sipas medieve vendase, droga është gjetur në një banesë. Mësohet se janë sekuestruar 41 pako me 34 kg 444 gram marijuanë, 1.67 gram kokaine, 2 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Vetëm gjatë muajit nëntor në Selanik janë kapur rreth 155 kg marijuanë me protagonistë shtetas shqiptarë.