Një shtetas shqiptar që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët Aleksandropoli, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “X”.
Apostolos (Astrit) Tota, me origjinë nga Kukësi, ka rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit, për të cilët thotë se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë vendin.
Në një video të publikuar, ai ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka futur emigrantët, teksa bën komente raciste dhe thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia, e që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.
“Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.
Policia greke e ka arrestuar shqiptarin së bashku më dy grekë të tjerë vetëm pak më vonë./ Top Channel
ΥΠΑΡΧΕΙ ΚΑΠΟΙΟΣ ΕΙΣΑΓΓΕΛΕΑΣ ΠΟΥ ΔΕΝ ΚΟΙΜΑΤΑΙ ΣΕ ΑΥΤΗ ΤΗΝ ΧΩΡΑ;
Απίστευτο. Μάζεψε και απήγαγε μετανάστες από τον δρόμο, διαφημίζει ο ίδιος σε βίντεο τη λεία του, «25 κομμάτια μάζεψα» λέει, τους στοίβαξε όλους σαν τις σαρδέλες, τους κλείδωσε στο τρέιλερ πίσω από το φορτηγάκι του… pic.twitter.com/awk78s8Jod— Areti Athanasiou (@AretiAthanasiu) August 22, 2023