Dëshmitë e Nuredin Dumanit janë bërë kryefjalë e mediave që pas arrestimit të tij, teksa me to ka zbardhur ngjarjet më të rënda të ndodhura në dekadën e fundit.

Teksa ka implikuar shumë emra kriminelësh dhe ka zbardhur shumë ngjarej të rënda, Dumani në të shumtën e rasteve dhe krimeve që ka kryer ka përmendur edhe emrin e Talo Çelës.

Ndërkohë që ky i fundit është në kërkim nga policia sepse prej kohësh është arratisur, nëpërmjet avokatit të tij në sallën e gjyqit janë mohuar akuzat për përfshrjen në grabitjen e miliona eurove të hedhura në emrin e Talo Çelës.

Sipas avokatit Luan Kaloçi, në kohën kur ka ndodhur grabitja e Rinasit, klienti i tij, Talo Çela ka qenë i dëmtuar në këmbë dhe e ka patur të pamundur të lëvizte, duke e nxjerrë kështu jashtë skemës së grabitjes së famshme të miliona eurove në Rinas.

Ndër të tjera, gjatë seancës, avokati i Çelës ka pretenduar se ka një rezonancë magnetike të gjurit të klientit të tij.