Të ftuar në “Breaking” analisti Genc Burimi dhe eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço kanë folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Analisti Burimi tha se dy prokurorë e kanë fshehur dosjen e Ahmetajt, pasi dosja e tij ka shkuar në SPAK që vjeshtën e kaluar.

“Në rastin konkret i është bërë një gjyq mediatik, ndërsa edhe institucionet kishin filluar të lëviznin. Çështja e incerenatorëve është një puzzle i madh, ka shumë persona të përfshirë. Në Shqipëri ka filluar të veprojë drejtësie”, tha Karamuço.