Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme është djegur një makinë në autostradën Vlorë-Fier.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja, ku fatmirësisht shoferi me inicialet XH. K., ka shpëtuar pa lëndime.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 22:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Panaja, një automjet me drejtues shtetasin Xh. K., ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.