Në orët e para të mëngjesit, roja i prokurorisë së Elbasanit konstatoi një person që kryente lëvizje të dyshimta poshtë makinave të parkuara afër institucionit.
Roja lajmëroi policinë. Në fillim u dyshua se mund të ketë eksploziv poshtë mjeteve, por policia bën me dije se janë gjetur GPS poshtë dy makinave në pronësi të Eris Cekanit, 39 vjeç, banues në Pogradec të cilat i lëshon me qira.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit”, thuhet në njoftimin e policisë.