Pas arrestimit të babë e bir dje, përkatësisht Seit dhe Albert Manahasa, pas gjetjes së armës me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani në Elbasan një javë më parë, në servisin e tyre, një tjetër person është shoqëruar në polici.
Ai është 30-vjeçari Gani Çollaku, i cili sipas policisë ka lidhje shoqërore me dy personat e arrestuar ditën e djeshme.
Çollaku, i cili thirret ndryshe me nofkën “Loku i Peqinit”, njihet si konsumator i lëndëve narkotike dhe është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Emiljano Ramazani u ekzekutua më 20 korrik poshtë shtëpisë së tij, kur po parkonte makinën.
Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, të cilët kishin fshehur armën e krimit poshtë sabratorit të një makine në servisin që ata kishin.