Zhvillime janë reagjistuar në hetimet për vrasjen e kenianes Joy Ayoko, gushtin e vitit të kaluar në Tiranë.

Mësohet se policia ka shoqëruar në komisaritat 6 persona, teksa mes tyre është dhe shoferi i kazinosë ku keniania punonte, Rodin Barçi.

Me Barçin u raportua se 22-vjeçarja kishte hden jë lidhje intime. Përveç të shoqëruarve, policia ka kontrolluar dhe disa banesa gjatë natës.

Keniania Joy Ayoko u dhunua në 14 gusht 2022, dheu gjet pa ndjenja në rrugë. Pas 6 muajsh në koma, ajo ndërroi jetë teksa ende nuk dihet se kush e dhunoi.